“Foltorja” e Sali Berishës ka shkaktuar debat mes kreut të PD Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama gjatë seancës plenare. I sh-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, e quajti një skenë pa dinjitet parlamentar këtë përplasje. Ndërsa nënvizon se Basha sipas tij ngriti problematika të rëndësishme, Mustafaj thotë se Rama për të mos dhënë përgjigje e devijoi situatën. Për akuzat e Ramës se Basha po imiton Berishën, Mustafaj shtoi se kreu i PD duhet të shfaqë stilin e tij.
“Ishte një skenë e gjatë që vetëm dinjitet parlamentar nuk ka brenda. Basha ngriti probleme të rëndësishme, ku përmendi dhe emra, ishte serioz në paraqitjen e kësaj problematike, e degradoi Rama. Për të shmangur përgjigjet Rama e degradoi dhe Basha ra në kurthin e saj. Kjo gjë si bën mirë as qeverisjes. Ishte një skenë pa asnjë dinjitet. Basha duhet që shfaqë stilin e tij dhe të mos tentohet duke imituar. Imitacioni s’të bën origjinal”, tha Mustafaj.
Kjo “Foltore” e Berishës e sjellë në Kuvend në një kohë që vetë ish kryeministri nuk ishte në sallë, sipas Mustafajt tregon se ai po rizgjon energjinë politike të PD. “Berisha po rizgjon PD dhe po zbulon brenda saj energjitë e vërteta që ka në PD. Flasim për energjitë politike. Lëvizja e Berishës po rizgjon Pd dhe po u kthen besimin në vetvete. Foltorja fenomen për shoqërinë”, tha më tej Mustafaj. Referuar deklaratave të Bashës i cili tha se “Foltorja” e Berishës nuk është problemi i tij por i Ramës, ish-ministri i Jashtëm e mbështeti kreun e PD. Sipas tij Berisha në daljet e tij i drejtohet Ramës. Nga ana tjetër Mustafaj tha se Basha po përpiqet që të shmangë çdo përplasje me Berishën.
“I tha gjysmën e problemit sepse Berisha i drejtohet Ramës në këto foltore. Edhe fokusi i Berishës me njerëzit që mblidhen rreth tij është qeveria. Fakti që përmendet në arlament kaq shumë kjo tregon fuqinë e tij. Se deri kur do jetë i dobishëm mbetet për tu parë. Basha po bën çështë e mundur ti shmanget një përplasje me Berishën. Në të gjitha rrethet po shfaqet me fytyrë dhe zë edhe një pjesë e madhe e PD. Një gabim shprehje bëri Basha që i quajti llum. Kam informacion që janë mbledhur 1500 firmat ai është gati për ta mbledhur kongresin por ai do ta plotësojë lëvizjen në të gjitha qarqet mesa duket. Kjo lëvizje e artikuluar nga Berisha ka nisur nga ndryshimet statutore”.
Në koment të deklaratës së Ramës e do çojmë satelitë në orbitë, Mustafaj tha se nuk e beson një gjë të tillë dhe se nëse ndodh sipas tij kjo do ishte çmenduria maksimale e Ramës si lider. “Nuk e marr në snjë kontekst por një manovër e Ramës për të sajuar gjëra që shkojnë ë komike dhe për ti bërë këto tema të opinionit publik. Rama ska në plan asnjë satelit sepse ky do ishte akti maksimal i çmendurisë së tij si lider. Sështë e dobishme për kombin të merret me satelitët e Ramës kemi njëmijë halle”, shtoi ai.