“Bet 365”- Deputeti Sula i veshur me pankarta të basteve online: Këta do ua marrin qytetarëve dhe paratë e fundit që kanë

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Dashnor Sula është paraqitur ndryshe sot në seancën në Kuvend, i veshur me pankarta të basteve online, ndërsa ligji pritet të miratohet sot.

Sula u shpreh se miratimi i këtij ligji është diçka e tmerrshme, ndërsa shtoi se qytetarëve që kanë ves bastet, qeveria do ua marrë dhe ato para që kanë.

“Sepse para pak vitesh ju kujtohet deklarata e kryeministrit që tha i i japim fund marrëzisë, ndërsa sot ka nisur dita e çmendurisë. Përfunduan pastrimi i parave me kullat e ndërtuara dhe sigurisht, krimi i organizuar trafikimi do të investoheshin në ndërtim dhe tani e kanë gjetur që pastrimi i parave do të bëhet në sektorin e lotove. Do të justifikojnë paratë politikanët. Kjo është e tmerrshme. Të jeni të sigurt që çdo prind, e re apo i ri që e kanë një ves të tillë, këta do t’jua marrin dhe paratë e fundit që kanë”, tha Noka.

Zjarr Tv Ad