Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
1 muaj para zgjedhjeve, nesër më 25 mars nis zyrtarisht fushata zgjedhore. Kryeministri Edi Rama do çelë fushatën duke organizuar një takim në sheshin “Skëndërbej”, në orën 18.00.
Edhe PD do qëndrojë në Tiranë në çeljen e fushatës që do të nisë nga sheshi “Nënë Tereza”. Ora e vendosur nga PD është një orë para asaj të vendosur nga Partia Socialiste.
Në ndryshim nga zgjedhjet e kaluara, kjo fushatë nuk do të ketë grumbullim të simpatizantëve të asnjë prej forcave politike, për shkak të pandemisë që ka “pushtuar” vendin prej më se 1 viti.