Beteja kriminale e Ballukut dhe PS për të kapur Vorën

0
22

Java nisi me një tjetër lajm të rëndë për socialistët në pushtet. Prokuroria njoftoi se ka lëshuar një urdhër-arresti për Agim Kajmakun, ish-kreun e Bashkisë së Vorës.

Kajmaku akuzohet në kuadër të dekriminalizimit, por edhe për ushtrim të funksioneve pas dhënies fund të detyrës.

Pikërisht kjo akuzë e fundit tregon në thelb sesa kriminale ka qenë e gjithë beteja e socialistëve për të kapur Bashkinë e rëndësishme të Vorës.

Gjithçka nisi të shpalosej në sytë e opinionit publik pak pasi Belinda Balluku mori postin e ministres së Infrastrukturës. Ajo u filmua nga kamerat e medias teksa shkëmbente mesazhe në celular me deputetin socialist, Sadi Vorpsi.

Në mesazhe shihet se si ajo po ‘thur një plan të errët’ për largimin e Fiqiri Ismailit, kryebashkiakut të Vorës.

Balluku: Po Fiqo o Zot me këtë p*llën që po flet (Fiqiri Ismaili –Vorë).

Vorpsi: Ha, ha.

Balluku: Si do e shkulim nga aty atë p***?

Vorpsi: Vështirë, por jo e pamundur. Ishallah po e nxjerrin jashtë me interpretimin e ligjit për tre mandate.

Balluku: Po ashtu na dalin dhe tanët.

Pas këtij debati, PS vendosi të kandidojë në Vorë një person me rekorde kriminale edhe pse garonte e vetme. Jo vetëm kaq, por kur opozita e denoncoi Kajmakun, kryeministri Edi Rama u investua për ta mbrojtur personalisht me stilin e tij: Gjiza, kosi, kajmaku…

Por në fund, kur gjërat u qartësuan, në hije po zhvillohej një tjetër betejë. Largimi i Kajmakut do ia linte detyrën një nënkryetari të caktuar nga Belinda Balluku. Kjo nuk i pëlqente Kajmakut, që vendosi të lërë si pasaardhës një njeri të besuar. As këtu nuk i kishte bërë mirë llogaritë me ligjin, pasi ‘puçi’ ndaj Ballukut do i kushtonte.

Kolë Hysenaj, i njëjti prokuror që kërkonte zgjatjen e hetimeve për kreun e opozitës, firmosi për arrestimin e tij.

Kajmaku është zhdukur, kurse rasti i Bashkisë së Vorës nxori në pah edhe njëherë sesa e rrënuar qeverisja socialiste. Pa kajmak, thjesht me llumë.