“Beteja më e madhe brenda dy grupeve”/ Lubonja: PS merr të gjashta bashkitë

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se Partia Socialiste do të marrë të gjashta bashkitë në zgjedhjet e pjesshme vendore.

I ftuar në emisionin “Pikat mbi i”, sipas Lubonjës, beteja më e madhe do të jetë brenda dy grupeve të PD-së dhe se mendon se pjesën më të madhe të bazës e ka ish kryeministri Sali Berisha.

Ndër të tjera, Lubonja shprehet se do të ishte çudi nëse ndonjërën nga bashkitë ta merrte PD.

“Unë mendoj që beteja më e madhe do jetë brenda dy grupeve të PD-së. Do jetë më emocionale, por që nuk do ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve. Edhe Shkodrën e mori PS në zgjedhjet e tjera. Për mua as ka pikë dyshimi se të gjashta i merr PS-ja dhe do të ishte çudi e madhe që ndonjëra prej tyre të merrej nga…edhe këtë nuk di ta them, sepse mendoj që pjesën më të madhe të bazës e ka Berisha”, është shprehur Lubonja.

Zjarr Tv Ad