Beteja për drejtësi vazhdon/Tahiri reagon me ironi ndaj vendimit të GJKKO

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar pas vendimit të GjKKO. Në një postim në Faceboook, Tahiri ka ironizuar me vendimin duke qarkuar një pjesë ku shkruhet “vendim në emër të Republikës”.

Në postimin e tij thotë se duhet të jetë “në emër të politikës” teksa thekson se beteja e tij me drejtësinë vazhdon.

Fax News ka siguruar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, e cila vendosi rikthimin e çështjes së tij në pikën zero, dhe duhet hetuar edhe njëherë nga e para. Në vendimin e GJKKO-së thuhet se Gjykata e Shkallës së parë gaboi në rikualifikimin e veprës penale, nga pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal në shpërdorim detyre.

Sipas Apelit të GJKKO-së thuhet se Tahirit dhe Çelës nuk iu tha mundësia që të mbroheshin për akuzën e re që u formulua gjatë rrugës, dhe se akuza e shpërdorimit të detyrës duhet ti atribuhohet një vepre të caktuar penale.

“Gjykata gaboi në riformulimin e veprës penale, Tahirit dhe Çelës nuk i dha mundësia që të mbroheshin për akuzën e re. Prokuroria ka qenë kontradiktore në faktet që ka paraqitur, pasi për Tahirin rrugës u shtua dhe një akuzë për kultivim të kanabisit”.

Ndërkohë në një pikë tjetër të dosjes thuhet se nuk janë marrë parasysh lidhjet e Tahirit me grupin kriminal, dhe thuhet se kjo duket se është lënë që të miratohet nga një ”deklaratë me shkrim” e vetë personave të përfshirë.

“Në lidhje me vendimin e apeluar prej tyre, Prokurorët e çështjes theksojnë se ”gjykata është kontradiktore në vendimmarrjen e saj, se nga njëra anë ka evidentuar në mënyrë të hollësishme provat er paraqitura nga prokuroria në ngarkim të të pandehurit Saimir Tahiri në lidhje me p[ersonat e tjerë të grupit kriminal Moisi dhe Florian Habilaj, gjatë kohës së ushtrimit të aktivitetit kriminal  në trafikimin e narkotikëve, dhe nga ana tjetër e konsideron këtë si shpërdorim detyre

Zjarr Tv Ad