Betimi i Ramës si minister, Meta i uroi suksese

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përmes një njoftimi, Presidenca bën me dije se kryeministri Edi Rama u betua për postin e ministrit duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë. Sipas Presidencës, Meta i ka uruar Ramës suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua ceremonia e betimit të Ministrit të ri për Evropën dhe Punët e Jashtme. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, e njëkohësisht Kryeministër, Edi Rama, u betua sonte, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke i dorëzuar dekretin, i uroi suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme. Në ceremoni ishte i pranishëm Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës”- thuhet në njoftimin e Presidencës.

 

 

Zjarr Tv Ad