Betimi i Vorpsit, Luan Rama reagon ashpër: Kuvendi na mësoi se ka edhe marrëzi të noterizuar

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama ka reaguar për betimin e Arta Vorpsit tek noterja. Me një shënim në “Facebook” , Luan Rama thekson se Kuvendi i marrëzive të kushtetutës u mësoi sot shqiptarëve se  ka edhe diçka tjetër, që ai e quan si “marrëzi të noterizuar”. Ai shkon më tej, ndërsa shton se tani radhën e kanë ndërkombëtarët që të kuptojnë se deri ku arrin niveli i marrëzisë në Shqipëri.

Postimi në Facebook:

Marrëzi e noterizuar! Kuvendi i marrëzive kushtetuese, na dha mundësinë të mësojmë se paska edhe marrëzi të noterizuar! Tani e kanë rradhën ndërkombëtarët që të kuptojmë se deri ku mbërrin marrëzia!Vetëm duhet të dimë që psikoanaliza është një terapi kundër injorancës. Ajo nuk ka asnjë efekt mbi marrëzinë.

Zjarr Tv Ad