Betohem te Meta/ Edi Rama i bën ofertë Bashës: Jam gati që të ulemi që nesër në tryezë…

0
158
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edi Rama shpalli sot qeverinë e re, por a do të betohet te Presidenti Ilir Meta, të cilin e shkarkuan pak muaj më parë dhe tashmë pritet Gjykata Kushtetuese për t’i vendosur vulën?

Kryeministri tha se përsa kohë që është në krye të shtetit, betimi do të bëhet përpara Ilir Metës. “Përsa kohë është në zyrë” tha ai. Por a ka pasur tentativa për pajtim mes tij dhe Metës? “Rrugët janë ndarë në mënyrë të pakthyeshme” sqaroi Rama te “Opinion”.

Pak ditë më pare, Lulzim Basha deklaroi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, se një nga objektivat e opozitës është ndryshimi i reformës territoriale, por cfarë mendon Edi Rama, a është dakord të ulet në tryezë?

Që nesër por i kemi opinionet ekstremisht të kundërta, ne themi të ketë më pak bashki, ata thonë më shumë” tha ai duke i bërë një ofertë opozitës “Jam shumë i gatshëm që të ndërtojmë një klimë të re politike”.

Sikur të thonë që Shqipërinë në anglisht nuk e shajmë më. Unë jam gati të pres cdo lloj projekti politik për të ardhmen e vendit, që një opozitë….jam i hapur dhe gati dhe nëse për reformën territoriale, kemi opinione krejt të kundërta, nuk kemi përse të mos ulemi dhe të bisedojmë” u shpreh Rama.

Zjarr Tv Ad