Betohet Rakip Suli si kreu i Bashkisë Kamëz: Falënderoj shokun Balla

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mes kontestimesh nga ana e opozitës dhe Xhelal Mziut, është betuar Rakip Suli si kreu i ri i bashkisë së Kamzës. Ceremonia e konstituimit të Këshillit bashkiak dhe kreut të ri të bashkisë është mbajtur në ambientet e brendshme të shkollës “Ibrahim Rugova”. Pas betimit, Suli mbajti një fjalim, ku premtoi projekte të rëndësishme për zhvillimin e Kamzës.

Por ajo që ra më së shumti në sy ishte që gjatë fjalës së tij, kreu i ri i bashkisë së Kamzës Rakip Suli ishte përshëndetja e veçante për kreun e grupit Parlametare të PS, siç e quajti vetë ai shoku Taulant Balla.

Duket sikur edhe Suli ka zgjedhur te ecë në gjurmët e kreut të grupit parlamentare te PS, Taulant Ballën i cili nuk ështëi panjohur për deklaratat e tij. Shprehja e perdorur prej tij më herët “Mes Shqipërisë dhe Partisë Socialiste, zgjedh Partinë”, ka bërë bujë në Asamblenë Kombëtare të PS.

 

Zjarr Tv Ad