Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji u betua sot para Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, njëkohësisht edhe Komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Në ceremoninë e betimit, pas ekzekutimit të himnit kombëtar, u lexua dekreti i emërimit të Presidentit të Republikës. Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji, me dorën mbi Kushtetutë, u betua solemnisht se :
“Do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, do t’i shërbej me ndershmëri vendit tim dhe do të mbroj interesat e Republikës së Shqipërisë.”
Presidenti Begaj i dorëzoi dekretin e emërimit dhe i uroi Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Kingji punë të mbarë dhe suksese në detyrën e rëndësishme në krye të Forcave të Armatosura shqiptare. Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm oficerë madhorë të Forcave të Armatosura.
Burimi: BalkanWeb