“Betohuni që do rrini”, Curri përplaset me studentët e mjekësisë: E doni Shqipërinë?

0
211
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këtë të hënë mbi 121 mijë studentë në të gjithë vendin nisën vitin e tyre e tyre akademik.

Auditoret e fakultetit të mjekësisë të hënën ishin të zbrazura, jo nga mungesa e studentëve por nga vijimi i bojkotit të tyre kundër ligjit të sapomiratuar, që u kërkon punësimin e tyre të detyruar deri në 5 vjet pas përfundimit të studimeve.

I ftuar në “Top Story”, analisti Arjan Curri është përplasur me studentët e mjekësisë duke u thënë se ata nuk e donin atdheun.

Curri: Mos e politizoni çështjen sepse nuk i ndihmoni. Po e kthyet çështjen në betejë PD-PS….
Alimhemeti: Jo jo, po të shpjegoj betimin e Hipokratit.

Curri: Mua do të ma shpjegosh?!

Alimhemeti: Tani betimi i Hipokratit ka një vlerë etike, jo ligjore sikurse kanë betime të tjera.

Curri: Në qoftë se ju doni që PD-ja të marrë kauzën e këtyre studentëve dhe të eci përpara do t’i dëmtoni. Mirë është ti lini, të mos i politizoni.

Alimhemeti: Ndoshta nuk po më dëgjoni. Unë po ju shpjegoj kush është betimi i Hipokratit. Nëse juve e njihni unë po ju shpjegoj.

Është një betim që bëhet si ceremoni dhe një betim etik.

Duma: Ti dëgjojmë njëherë studentët.

Studenti: Protesta jonë po keqkuptohet si eksodi i viteve ’90.

Zjarr Tv Ad