Quhet “On the Run II” turneu i çiftit të famshëm Jay-Z dhe Beyonce’. Llogaria në Instagram e Beyoncé e ka bërë zyrtar lajmin: këngëtarja amerikane dhe bashkëshorti i tij do i rikthehen skenës bashkë dhe në Itali do të performojnë bashkë për herë të parë,-raporton tgcom.it Turneu i ri botëror, “On The Run II”, parashikon një sërë takimesh live, ku përfshihen dy etapa italiane: 6 korrik në Stadiumin San Siro në Milano dhe më 8 korrik në Stadiumin Olimpico në Romë. Turneu i ri është i dyti për çiftin më të dashur në botën e muzikës. Në 2014, dy artistët ishin protagonistë të “On The Run Tour”, me 20 koncerte në mbarë Amerikën, plus dy data në Europë, në Paris. Për Jay-Z është performanca e parë para publikut italian, ndërsa Beyoncé kthehet pas dy vjetësh, pasi ka performuar më 2016-n në San Siro.