Biberaj: Meta të lërë facebook të ndërmarrë hapa diplomatike me Athinën

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike  Aleksandër Biberaj shpreh shqetësimin për situatën e krijuar në Kakavijë dhe i kërkon presidentit të mos mjaftohet me një postim në facebook por të ndërmarrë hapa institucionale si me diplomacinë shqiptare ashtu dhe me atë greke.

Në një reagim Biberaj i kërkon presidentit të ndërhyjë tek autoritetet greke për të shtyrë daten 16 gusht të vendosur nga qeveria greke pas së cilës çdo person duhet të paguaje vetë tamponin 150 euro si dhe të qëndrojë 7 ditë në karantinë.

Situata ne Kakavije vazhdon te jete jashte kontrollit, gjithcka atje po agravon.

Shume qytetare te tej-lodhur nga pagjumesia, pa ushqime dhe ne kushtet e temperatures qe shkon ne 40 grade, te super-stresuar, po humbasin ndjenjat duke e bere te nevojshem kundesin dhe ndihmen emergjente shendetesore. I vetmi institucion shteteror qe ka reaguar deri tani eshte institucioni i Presidentit te Republikes, por nuk mjafton nje status ne facebook Presidenti duhet te shkoje dhe takoje qytetaret atje, te reagoje ne rruge zyrtare duke vene ne levizje te pakten diplomacine qe ka nje varesi gjysmake nga Presidenti i Republikes, dhe t’i kerkoje Greqise shtyrjen e afatit te dates 16.

Qytetaret ne Kakavije kane te drejte ne protestat e tyre dhe vetem me protesta do te fitojne te drejtat e tyre te mohuara dhe neperkembura si nga qeveria shqiptare ashtu edhe ajo greke! 

Zjarr Tv Ad