Biden: “Të mbrojmë demokracinë, duhet të triumfojë”.

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i SHBA-së Joe Biden theksoi në fjalimin e tij në takimin virtual të Konferencës së Sigurisë në Mynih, se demokracia, nuk krijohet rastësisht.

“Ne duhet ta mbrojmë, ta forcojmë, ta përtërimë atë. Ne duhet të dëshmojmë, që modeli ynë nuk është një relikë e historisë. Demokracia është ,rruga më e mirë, premtimi për të realizuar të ardhmen tonë. Nëse ne bashkëpunojmë me partnerët tanë demokratë, me forcën dhe besimin, atëherë e di, që ne mund të përballojmë çdo sfidë dhe të tejkalojmë çdo sfidues”-theksoi Biden, i cili iu drejtua një publiku europian për herë të parë qëkurse është në post.

Biden shprehu shqetësimin për kërcënimin mbarëbotëror të demokracisë nga përpjekjet autokratike. “Në shumë vende, ndër to edhe në Europë e në SHBA, procesi demokratik përballet me sulme. Historianët do ta analizojnë këtë moement dhe do të shkruajnë për të. Eshtë një pikëkthese. Ai tha, se beson fort, që demokracia duhet të triumfojë”.

Joe Biden në fjalimin online nga Shtëpia e Bardhë u shpreh qartazi për NATO-n. Ai e quajti partneritetin e SHBA-së me Europën si shtyllën kryesore të politikës së jashtme amerikane.

“Amerika është kthyer.Aleanca transatlantike është kthyer. SHBA dhe Europa do të bashkëpunojnë ngushtë, për të përballuar së bashku sfidat globale. Unë e di, që vitet e kaluara marrëdhëniet tona transatlantike u rënduan duke u vënë para një sprove,por SHBA-ja është e vendosur të bashkëpunojë sërish me Europën.” – tha Biden

.

 

Zjarr Tv Ad