Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se do të ndihmojë në organizimin e përpjekjeve për të rindërtuar Gazën dhe tha se krijimi i një shteti palestinez së bashku me Izraelin është “përgjigja e vetme” për konfliktin.
Biden gjithashtu tha në një konferencë për shtyp se ai u kishte thënë izraelitëve të ndalonin “luftimet ndërkomunale” në qytetin e ndezur të Jeruzalemit.
Megjithatë Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se “nuk ka asnjë ndryshim në angazhimin tim, përkushtimin ndaj sigurisë së Izraelit” dhe shtoi se derisa rajoni pa mëdyshje të pranojë ekzistencën e Izraelit, nuk do të ketë paqe.
“Nuk ka asnjë ndryshim në angazhimin tim për sigurinë e Izraelit, asnjë ndryshim, aspak.Por unë ju them se ndryshimi është që ne ende kemi nevojë për një zgjidhje mes dy shteteve”, u shpreh Biden.