Bie çmimi i naftës në bursë me 3%, karburantet në Shqipëri e zbresin në 240 lekë/litri

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çmimi i karburantit në bursë ka rënë me 3% pasditen e të mërkurës. Rënia vjen pas rritjes stratosferike që çmimi i naftës pësoi në këtë fillim jave. Nga 129.57 dollarë për fuçi që ishte, në bursë çmimi i naftës zbriti në 111.69$ dollarë.

Rënia është reflektuar edhe në disa nga pikat e karburanteve në Shqipëri.

‘Kastrati’ në Tiranë e ka zbritur në 240 lekë për litër nga rreth 269 që ishte para protestave dhe rënies me 3% të çmimit në bursë.

Ndërkohë që pikat të tjera karburantesh e ngritën çmimin deri në 290 lekë për litër.

Kompanitë e importit të naftës i kërkuan sot qeverisë zyrtarisht që ulë taksat për 6 muaj, në mënyrë që kjo të reflektohet te zbritja e çmimit, por kërkesa e tyre u refuzua nga kryeministri Edi Rama.

Zjarr Tv Ad