Bie makina nga ura e Surrelit, dy të plagosur

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një makinë ka rënë nga ura e Surrelit. Sipas informacioneve, mësohet se në makinë  ishin dy persona të cilët kanë mbetur të plagosur.

Ende nuk janë bërë të ditura identitetet e personave, ndërsa mjeti ishte tip “Benz”  dhe është dëmtuar plotësisht.

Mësohet se dy të plagosurit ndodhen në spital, ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa policia po vijon hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad