Bie mbështetja për Trump

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Numri i amerikanëve që mbështesin presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rënë me 3 për qind, duke shënuar rezultatin më të ulët të vitit. Rënia u regjistrua nga sondazhi i realizuar nga Reuters/Ipsos, i zhvilluar menjëherë pas publikimit të raportit të prokurorit të posaçëm, Robert Mueller, lidhur me ndikimin rus në zgjedhjet presidenciale në ShBA.

Vrojtimi që u realizua të enjten, është i pari në nivel kombëtar, që bën matjen e mbështetjes së popullit amerikan pas publikimit të gjetjeve të raportit hetimor prej 448 faqesh.

Sipas sondazhit, vetëm 37 për qind e amerikanëve të moshës madhore, kanë treguar mbështetje për presidentin Trump, në krahasim me 40 për qind që ishte në sondazhin e kaluar, të realizuar më 15 prill.

Në raport, prokurori i posaçëm, Robert Mueller, thotë se hetimet nuk gjetën prova të bashkëpunimit të presidentit apo ekipit të tij me Rusinë, por ai vërteton se Kremlini drejtoni një fushatë ndërhyrjeje dhe dezinformimi me qëllim për të mbështetur Trumpin. Hetuesit gjithashtu evidentuan “disa raste kur presidenti tentoi të ndikojë hetimet e nivelit të lartë”.

Sondazhi i Reuters/Ipsos është zhvilluar në mënyrë elektronike në mbarë SHBA-në. Sondazhi tregon se 50 për qind e amerikanëve mendojnë se presidenti Trump apo dikush nga fushata e tij, ka bashkëpunuar me Rusinë gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2016.

 

Zjarr Tv Ad