Bie në greminë autobusi në Afganistan, humbin jetën 25 persona, përfshirë fëmijë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Afganistan, ku një autobus ka rënë në humnerë duke u marrë jetën 25 personave. Ngjarja e rëndë ndodhi në një zonë malore me rrugë gjysmë të asfaltuara në provincën Sar-e-Paul.

Sipas medieve vendase, pasagjerët po ktheheshin nga një dasëm kur shoferi i autobusit humbi kotrollin duke rënë në një greminë. Si pasojë humbën jetën 25 persona, mes të cilëve nëntë fëmijë dhe dymbëdhjetë gra.

Zyrtari i policisë lokale ka fajësuar shoferin duke thënë se autobusi ra në një humnerë të thellë për shkak të pakujdesisë së tj. Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Afganistan për shkak të kushteve të këqija të rrugëve dhe pakujdesisë së shoferëve.

Zjarr Tv Ad