Bie në pranga 65 vjeçari: Ndezi zjarr dhe i doli situata nga kontrolli, dogji ullinjtë e fqinjit në Pezë

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

TIRANË– Arrestohet në flagrancë një 65-vjeçar, si autor i dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Roshje, në Pezë kishte rënë zjarr dhe për pasojë ishte djegur një sipërfaqe e konsiderueshme ullishtesh, u kap në flagrancë 65 vjeçari me iniciale A. U., banues në Pezë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas kishte ndezur një zjarr në pronën e tij, i cili i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë dëmtuar ullinjtë që ndodheshin në kufi me pronën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad