Bie në pranga ish-ministrja Brendshme e Maqedonisë së Veriut/ Arsyeja është se ajo…

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, Gordana Jankullovska, të hënën në mbrëmje është vënë në pranga, për vuajtjen e dënimit me 4 vite heqje lirie.

Në vitin 2018, ajo u dënua me b*urg nga Gjykata Penale e Shkupit, për blerjen e diskutueshme të një makine “Mercedes” të blinduar me vlerë 600 mijë euro, me urdhër të kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevski.

Vuajtjen e dënimit, ajo e kishte shtyrë deri në vendimin përfundimtar në Gjykatën e Apelit, e cila ka hedhur poshtë ankesën e saj.

Gordana Jankullovska, është zyrtarja e parë e qeverisë së mëparshme që përfundon prapa grilave.
Ajo, është vendosur në karantinë në repartin e pritjes, për të paktën pesëmbëdhjetë ditët e ardhshme, periudhë kjo gjatë së cilës do të bëhen vlerësimet e sigurisë, përpara se të transferohet në një qeli me të dënuarit e tjerë.

Gordana Jankullovska, ka qenë një nga protagonistët kryesor në aferën e përgjimeve, lidhur me abuzimet e zyrtarëve të qeverisë së Nikolla Gruevskit, i arratisur në Hungari pasi ishte dënuar me dy vjet heqje lirie për një vepër penale.

Në disa nga bisedat e publikuara në vitet 2013-2014, nga ish-lideri i atëhershëm i opozitës, Zoran Zaev, tani kryeministër, Jankullovska dëgjohej duke drejtuar fyerje të rënda ndaj shqiptarëve, duke i quajtur edhe “indianë”.

Në një nga bisedat e publikuara, ajo kishte pranuar se në b*urg po qëndronin pa asnjë faj mbi dhjetë banorë shqiptarë të Sopotit në Kumanovë, të akuzuar për shpërthimin e një mine në këtë fshat, nga e cila kishin humbur jetën dy pjesëtarë të NATO-s.

Këta banorë, më vonë janë liruar nga b*urgu si të pafajshëm, por për shpërthimin dhe vdekjen e dy pjesëtarëve të NATO-s, ende nuk ka asnjë të dyshuar./REL

Zjarr Tv Ad