Bie në tokë pak para se të hynte në intervistë numri 2 i Parlamentit gjerman/ Humb jetën rrugës për në spital Thomas Opperman/ Merkel reagon e pikëlluar…

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka humbur jetën në mënyrë të papritur, Thomas Opperman, Nënkryetari i Parlamentit gjerman, në moshën 66 vjeçare. Vd*ekja e tij, u raportua gjithashtu nga transmetuesit RTL dhe NTV, të cilët thanë “se ai humbi jetën, ndërsa po intervistohej nga transmetuesi ZDF dhe e nisën menjëherë për në spital, ku fatkeqësisht humbi jetën gjatë rrugës”.

Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil theksoi në Twitter se “lajmi për humbjen e Oppermann, e mbushi atë me një trishtim të madh”.

Nënkryetari i Bundestag-ut dhe politikani i Partisë Social-demokrate (SPD), kishte njoftuar në fund të gushtit, se ai nuk do të garonte për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Pas 30-të vitesh, si përfaqësues i Parlamentit Rajonal të Saksonisë së Poshtme dhe Bundestag-ut, tani është koha e duhur që unë të bëj diçka tjetër përsëri dhe të filloj projekte të reja”, tha ai në atë kohë.

Për ndarjen nga jeta të Opperman, ka reaguar dhe kancelarja Angela Merkel, e cila tha se ishte “tronditur dhe trishtuar nga vd*ekja e parakohshme e Thomas Oppermann”.

“Unë e kam vlerësuar atë për shumë vite, si një partner i besueshëm dhe i drejtë në koalicionin e madh”, tha ajo në një deklaratë. “Si Nënkryetar i Bundestagut gjerman, ai i bëri një shërbim të jashtëzakonshëm Parlamentit tonë, në kohë të trazuara”.

 

Zjarr Tv Ad