Bie nga fadroma, i riu humb jetën në malin e Tomorit

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 30-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksident në malin e Tomorit. Sipas viktima është identifikuar si Besnik Kanani nga fshati Devri i Skraparit. Mësohet se i riu ka rënë nga një fadromë ku edhe ka gjetur vdekjen.

Policia e ka klasifikuar si ngjarje aksidentale, ndërkohe që mësohet se 30-vjeçari ka qenë duke punuar për nxjerrjen e pllakave të gurit në Tomor. Edhe pse prej gati një vitit Ministria e Mjedisit ka revokuar të gjitha liçencat dhe ka pezulluar punën e firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorrit, firmat vijojnë sërish punën.

 

 

Zjarr Tv Ad