Bie numri i të infektuarve në Maqedoni/Nga 689 testime kanë rezultuar pozitiv 74 raste të reja dhe 3 viktima

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre viktíma, 90 të shëruar dhe 74 raste të reja është bilanci i sotëm për Covid-19. Brenda 24 orëve janë realizuar gjithsej 689 testime.

Në Shkup janë regjistruar 14 raste të reja, Kumanovë-8, Shtip-13, Strugë-1, Kavadar-3, Gostivar-22, Koçani-1, Berovë-3, Vinicë-4, Shën Nikollë-3, Kërçovë-2. Prej rasteve të shëruara brenda 24 orëve, 23 persona vijnë nga Shkupi,  nga Kumanova-1, Dibra-1, Shtipi-11, Tetova-17, Velesi-1, Ohri-1, Kavadari-3, Gostivari-9, Radovishi-5, Koçani-1, Shën Nikolla-17, shkruan Alsat.

Të tre viktímat kanë ndërruar jetë në kushte spítalore, një pacíent nga Manastiri në moshën 73 vjeçe, një pacíent nga Demir Hisar poashtu në moshën 73 vjeçe si dhe  një pacíent nga Shkupi në moshën 44 vjeçe.

Sipas statistikave të fundit, numri i personave të prèkur nga Covid-19 në vendin fqinj shkon në 11128. Që nga fillimi i pándemisë 6972 pacíentë janë shèruar kurse 500 kanë hùmbur bètejën me korònavirusin e ri. Për momentin numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 3656.

Zjarr Tv Ad