Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një qytet kamboxhian në kufi me Tajlandën. Sipas mediave të huaja mësohet se një zjarr ka rënë në një kazino brenda një hoteli dhe si pasojë kanë humbur jetën 19 persona si dhe 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Zyrtarët thanë të enjten se në momentin kur shpërtheu zjarri në kazino dhe hotelin ‘Grand Diamond City’ në qytetin e Poipet, ndodheshin rreth 400 punonjës e klientë.
“Numri i viktimave mund të shkojë më shumë se 20“, thanë autoritetet e provicës Banteay Meanchey.
Gjithshtu ata bënë me dije se 60 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Pamje filmike nga vendngjarja tregonin se situata tashmë ishte nën kontroll.