Bien në pranga dy vëllezërit në Bulqizë

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

BULQIZË- Arrestohen dy vëllezër të cilët tentuan të kultivonin lëndë n*arkotike në banesat e tyre.

Pas kontrolleve në disa banesa në fshatin Zerqan, u vunë në pranga 58-vjeçari me iniciale N. S., dhe 46-vjeçari me iniciale B. S., të dy vëllezër dhe banues në Zerqan, Bulqizë. Dy vëllezërve iu janë zbuluar 60 rrënjë k*anabis në shtëpinë e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve n*arkotike”.

Zjarr Tv Ad