Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pastrimi i shtëpisë ka qenë gjithnjë një temë që ka nxitur shumë debat madje mes banorëve të “Big Brother Vip”. E tillë ishte dhe mbrëmja e djeshme, kur Kledi nis të ironizojë Palomën, për faktin se ajo nuk ka kontribuar për të sistemuar dhe pastruar shtëpinë. Nga ana tjetër, gazetarja duket se nuk i pranoi këto batuta, duke i bërë të qartë Kledit se nuk ka kompetenca për të dhënë urdhëra dhe aq më tepër, të etiketojë banorët lidhur me faktin nëse bëjnë apo jo pastrim të shtëpisë.
“Mos m’u drejto mua fare, unë sa kam pasur mundësi kam pastruar. Ti nuk je askushi të mbash listë këtu. Nuk më urdhëron dot“,- u shpreh Paloma. E gjithë kjo situatë e bëri Kledin të ndihet keq, teksa nuk nguroi ta komentojë edhe me banorët e tjerë.