“Big Brother VIP” në Shkodër, komedia tërheq qindra qytetarë në Teatrin “Migjeni”

0
206
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

‘Big Brother Vip’ është rikthyer në Shkodër por jo siç jemi mësuar ta shohim si një “Reality Show”, por në skenën e Teatrit Migjeni. E vendosur si komedi nga regjizori Ismet Drishti, shfaqja tërhoqi qindra shkodranë që e vlerësuan ironinë e ndërthurur në art.

Në një sallë të tejmbushur të teatrit “Migjeni” të Shkodrës, u shfaq premiera e komedisë “Big Brother Vip Shkodra”. 16 aktorë sollën për publikun të qeshura pa fund përmes roleve dhe karaktereve të krijuara.

“Spektatori shkodran është i jashtëzakonshëm, e kam thënë është spektatori më i mirë në botë.”

“Unë personalisht në prova jam shumë e lodhur, sa dalë në skenë, sa më shikon publiku ose më jep reagimin e parë, aty marr sadisfaksionin më të madh.”

“Mundem me gjuajt me gojën plot që kjo është mrekullia që ndodh vetëm në Shkodër.”

Shtëpia më e famshme në Shqipëri, rierdhi në skenën e teatrit të Shkodrës, krejt ndryshe nga ato të mëparshmet.

“Unë e shoh një situatë shumë shqetësuese shoh disa programe televizive me të vërtetë problematike, në çfarë rruge po i dërgojmë njerëzit, po i cojmë rininë, sa vlerë po mban familja, kam frikë se po na shkatërrohet familja” tha Ismet Drishti.

E veçantë ishte kjo natë për mjeshtrin e madh Besnik Çinari që festoi në skenë 68 vjetorin e lindjes. Një publik i tërë në këmbë uroi këtë ditë të veçantë për njeriun që në 40 vite i ka dhuruar të qeshura pa fund.

‘Big Brother Vip Shkodra’ do të vijë në skenë për disa net radhazi, kjo falë kërkesës së madhe të publikut për këtë komedi.

Zjarr Tv Ad