Bilanc tragjik: 73 aksidente me 15 të vdekur në 13 ditët e para të muajit gusht

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rrugët e vendit janë përgjakur sërish kjo për shkak të ngjarjeve rrugore të regjistruara në muajin Gusht. Kështu në 13 ditët e para të këtij muaji në të gjithë vendin janë regjistruar 73 aksidente ku fatkeqësisht janë shënuar 15 viktima.

Shkak për regjistrimin e këtyre shifrave është bërë sërish sjellja e papërgjegjshme e shoferëve që pavarësisht kontrolleve të shtuara nga ana e policisë rrugore vijojnë të mos respektojnë normat e sjelljes në rrugë.

Kjo tablo e rëndë vjen në një kohë kur masat ndëshkuese nga ana e uniformave blu janë shtuar sidomos për shkelje, si parakalimet e gabuara dhe shpejtësia tej normave të lejuara. Kështu vetëm nga kontrollet e ushtruara këtë të enjte në gjithë vendin u ndëshkuan 561 shoferë për parakalime të gabuara, 479 për përdorim të celularit dhe 235 për mos vendosje të rripit të sigurimit.

Më problematike situata paraqitet në zonat bregdetare dhe akset lidhëse me to ku sipas policisë lëvizja e automjeteve është e shtuar kjo edhe për shkak të turistëve që vizitojnë vendin gjatë sezonit veror.

Ndërkohë problem shqetësues  vijon të mbetet konsumimi i alkoolit nga ana e shoferëve që gjatë sezonit veror ka një tendencë në rritje, shkelje kjo që ka çuar në pranga një numër të lartë drejtuesish automjetesh.

Zjarr Tv Ad