Bilanci i dëmeve, 20 pallate të pabanueshme në Tiranë, 23 objekte të shembura

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur ka kaluar një javë nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, plot 23 objekte janë shembur në Durrës dhe Thumanë. 14 janë vetëm në bashkisë e Durrësit. Ndërkohë dy të tjera po përgatiten për tu shembur me shpërthim të kontrolluar në Shkozet.

Sa i takon dëmeve në banesa për qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, shifrat vijojnë të mbeten të përafërta me ato të njoftuara një ditë më parë.

Ndryshim përbën evidentimi i pallateve të pabanueshme, ku në Tiranë janë 20 të tilla.

DËME NË BANESA

Për qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër janë bërë këto verifikime deri më sot, datë 4 dhjetor 2019:

Shtëpi të shembura:1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)

Shtëpi të dëmtuara rëndë:   5514 (Durrës 3838, Tiranë 1311, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)

Shtëpi të dëmtuara lehtë: 3569 (Tirana 3248, Dibër 73, Elbasan 248)

Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)

Pallate të dëmtuara lehtë:    337 (Tiranë 330, Elbasan 7)

Pallate të pabanueshme: 20 (Tiranë)

Shkolla të dëmtuara: 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).

Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë).

Biznese të dëmtuara: 146 (Tiranë).

Qendra shëndetësore: 2 (Tiranë 1, Kukës 1).

Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda tha se 3975 qytetarë janë akomoduar në strukturat hoteliere për qarqet Lezhë dhe Durrës, konkretisht 2669 qytetarë në strukturat hoteliere Durrës dhe  1306 qytetarë në strukturat hoteliere Lezhë.

Prishja e objekteve

23 prishje objektesh gjithsej, nga të cilat:

9 objekte në qytetin e Thumanës, dhe;

14 objekte në Bashkinë Durrës.

Aktualisht po përgatiten për prishje dy objekte në Durrës:

1 objekt 3-katësh në Shkozet, Autostradë, Durrës;

1 objekt 5-katësh në Shkozet, Autostradë, Durrës;

Vijohet të punohet për prishjen e 1 objekti 3-katësh në Shkozet, Durrës.

Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:

-Në objektin afër kompleksit “Tropikal

-Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës

-Në Kompleksin “Miramare”

-Në hotel “Vila Verde”

-Në ndërtesën e Familjes Lala në Kënetë

-Në objektin te Rr. “Bashkimi”, Durrës

-Në objektin te Rr. “Mujo Ulqinaku”, Durrës.

Në Thumanë:

Aktualisht po përgatitet të prishet Shkolla 9-vjecare “Ramazan Jangozi”, objekt 2-katësh.

VULLNETARËT

Deri më sot, janë regjistruar për të ofruar ndihmë 302 vullnetarë dhe 18 OJF.

Zjarr Tv Ad