Bilanci i ri: 377 të infektuar me koronavirus. Shkodra, Tirana dhe Durrësi “zonë lufte”

0
160
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Shëndetësisë deklaron se në 24 orët e fundit numri I të infektuarve është rritur me 16 raste.

Në total numërohen  377 të infektuarve ndërkohë kanë humbur jetën 21 persona.

Shqetësuese janë Shkodra, Tirana dhe Hasi ku kemi një rritje të rasteve dhe nga hetimi epidemiologjik rezulton se kjo ka ndodhur pasi nuk është respektuar distancimi social.

Pozitive është fakti se kemi  12 të shëruar në 24 orë duke e çuar në 116 numrin e të shëruarve.

175 teste në 24 orë – Ajo që vihet re është se janë shtuar testimet, ndërsa dje u informua se në 24 orë ishin testuar 149 persona sot u informua se në 24 orët e fundit janë testuar 175 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 2571 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 377 raste. Janë testuar gjithashtu 11 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të gjithë negativë nga COVID-19.

21 persona humben jeten- Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 21 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

116 u sheruan – Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116. Pra rreth 30% e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar.

6 paciente ne terapi intensive-  Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 73 pacientë.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive.

Harta e te prekurve-  Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Has, Berat dhe Shkodër.

Tiranë           177 raste
– Durrës           38 raste
– Lushnje         5 raste
– Elbasan         10 raste
– Fier                26 raste
– Kavajë           8 raste
– Rrogozhinë    4 raste
– Korçë             16 raste
– Vlorë              5 raste
– Shkodër         44 raste
– Lezhë            14 raste
– Berat              2 rast
– Has                12 raste
– Krujë             5 raste
-Tropojë          4 raste
– Pukë               4 raste
– Mirditë           3 raste

“Siç shihet, kemi një rritje të numrit të rasteve kryesisht në Shkodër, Tiranë dhe Has, që tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë në komunikimet publike.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19” 
deklaroi Dr. Mira Rakacolli, Zv/Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ministria e Shëndetësisë Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Zjarr Tv Ad