Bilanci / Ja sa banesa dhe pallate shembi tërmeti i 26 nëntorit

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

131 banesa të shembura dhe 20 pallate të pabanueshëm është bilanci paraprak i tërmetit të 26 nëntorit në rang vendi.

Të dhënat u komunikuan nga zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila tha se shifrat mund të ndryshojnë pasi verifikimi në terren vijon.

Në rang kombëtar bilanci paraprak është:

Banesa të shembura- 131

Banesa të dëmtuara rëndë- 3811

Banesa të dëmtuara lehtë- 3149

Pallate të dëmtuara rëndë-461

Pallate të dëmtuara lehtë-324

Pallate të shpallur të pabanueshëm-20

Sa i takon strehimi të banorëve, kemi:

Në hotele-1961 qytetarë

Në çadra- 964 qytetarë

Në qendra sociale-867 qytetarë

Në familje dhe të afërm-2525 qytetarë

Voda tha se numri i qytetarëve të strehuar në struktura hoteliere në Durrës, Shëngjin dhe Kavbajë ka arritur në 2933.

Voda: Në terren vijon puna për inspektimin e dëmeve në banesa  nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare. Në Tiranë janë 27 grupe vlerësimi, në Durrës grupi i ekspertëve të vlerësimit të banesave përbëhet nga 70 inxhinierë, prej tyre 50 të huaj. Në Kamëz janë katër grupe pune në terren, në Bathore dhe Paskuqan.Në Rrogozhinë 5 grupe verifikimi, ndërkohë vazhdon inspektimi dhe në të gjithë  zonat e tjera të prekura si Kruja, Laçi, Lezha, Shijaku apo Vora.

Dëmet sipas qarqeve

-Në qarkun e Tiranës rezultojnë 2000 objekte të dëmtuara, nga të cilat 410 shtëpi private të pabanueshme. Sa i përket pallateve, 202 të dëmtuar dhe 4 të pabanueshëm.

-Në qarkun Durrës, bashkia Durrës kemi 187 objekte të inspektuara, 86 të pabanueshme dhe 4 për tu prishur. Në bashkinë Krujë, 46 objekte të inspektuara, 5 të pabanueshme, asnjë për tu prishur.Në bashkinë Shijak, 45 objekte të inspektuara, 25 të pabanueshme, asnjë për tu prishur. Në rang qarku Durrësi ka 287 objekjte të inspektuara.

Deri tani janë prishur 14 objekte të shkatërruara, 7 në Durrës dhe 7 në Thumanë. Vazhdon aksioni, në Durrës për 8 objekte dhe 1 në Thumanë.

Zjarr Tv Ad