Teksa të gjithë presin se çfarë do të publikojë nesër gazeta më e madhe gjermane dhe europiane “Bild” dhe gazetari Peter Tiede, vjen reagimi i parë nga ish kryeministri Sali Berisha.
Sipas tij, 16 përgjimet që do të zbardhen nesër nga media prestigjoze gjermane, do të shpartallojnë kryeministrin Edi Rama.
“Breaking News! Peter Tiede do publikojë nesër në të famshmen “Bild” 16 përgjime të tjera bombë që shpartallojnë Edvin Kristaq Mafinë dhe qeverinë e tij mafioze!”, shkruan ish kryeministri Sali Berisha, që më pas i referohet edhe lajmit të publikuar pak më herët
VIDEO përgjimet e Bild/ Pas lajmit të SYRI.net, reagon gazetari gjerman Peter Tiede
Gazeta e madhe gjermane Bild nesër do të publikojë 16 përgjime të reja që do të tronditin Edi Ramën, qeverinë dhe njerëzit e tij.
Lajmi u bë publik fillimisht nga SYRI.net, nga burime në gazetën ‘Bild’, ndërsa më vonë e ka konfirmuar edhe vetë gazetari gjerman, Peter Tiede.
‘Si shqiptar unë do të shikoj të hënën pasdite, Bild.de’, shkruan Tiede në Facebook, duke paralajmëruar tërmetin e radhës ndaj Edi Ramës dhe njerëzve të tij.