“BILD”: Sulmi ndaj Berishës, një skandal!

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sulmi ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë protestës së djeshme të opozitës, mori vëmendjen e mendiave botërore. Mes atyre që raportuan për incidentin ishte dhe prestigjozia gjermane “BILD”.

Teksa evidenton se sulmi ndodhi ditën e vizitës së kancelarit gjerman në Tiranë dhe liderëve të tjerë europianë, në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor, gazeta e cilëson Shqipërinë një nga vendet më problematike në Europë. Ndërsa dhunën ndaj Berishës, një “skandal”.

“Vendi në Ballkan konsiderohet një shtet mafioz dhe droge dhe dëshiron të anëtarësohet në BE”, shkruan “BILD” për Shqipërinë.

Më tej, përshkruan sulmin ndaj kreut të PD-së.

Ky i fundit, për median gjermane, u shpreh: “Nuk ishte vetëm një sulm ndaj meje, por ndaj gjithë opozitës në Shqipëri. Vështirë se mund të jetë rastësi që kundër meje dërgohet një bandit teksa kancelari gjermane po takohet me kreun e qeverisë sonë mafioze në Tiranë. Është koha që BE të kuptojë se sa i rrezikshëm është Edi Rama.”

Më tej në raportim, flitet për karrierën politike të Berishës, rivalitetin me kryeministrin Edi Rama dhe rikthimin e tij në krye të PD.

Gazeta sjell në vëmendje edhe raportimet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë: “OSBE vërteton vazhdimisht se Shqipëria ka deficite serioze në zgjedhje, luftën kundër korrupsionit dhe demokratizim”.

Zjarr Tv Ad