Biletat e falsifikuara, të arrestuarit dalin sot në gjykatë

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kanë dalë sot në gjykatën e Tiranës, për vlerësimin e masës së sigurisë, 8 të arrestuarit për evaion fiskal me biletat e linjave të urbanit në Tiranë.  Sipas prokurorisë të paktën për tre muajt e fundit operatorët e transportit publik të linjave kryesore në kryeqytetit kanë operuar me bileta të falsifikuara duke i përfituar të ardhura të konsiderueshme dhe duke shkaktuar një dëm të rendë ekonomik.

Pronari i Firmës Ferlut Ferdinand Ibrahimi ka mohuar në gjykatë se ka pasur dijeni që biletat kanë qenë të falsifikuara

“Biletat e sekuestruara nga Policia kanë qenë bileta të vjetra, nuk ishin në përdorim” mësohet të ketë thënë ai.

Prokuroria ka kërkuar ‘Arrest me burg’ për 7 të arrestuarit dhe masën ‘Detyrim paraqitje’ për Albana Vrapin.

Prokuroria e Tiranës ka mundur të zbardhë skemën që e vuri në pranga administratorët kryesorë të linjave urbanë të kryeqytetit që akuzohen për fshehje te ardhurash, dhe falsifikim te letrave me vlerë.

Zjarr Tv Ad