Bill Clinton kujton bombardimet e NATO-s kundër serbëve

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

20 vjet më parë NATO për 78 ditë goditi caqet serbe në Kosovë. Presidenti amerikan Bill Clinton ishte ai që bindi SHBA-në se po vepronin drejtë duke mbrojtur civilët e pafajshëm, dhe udhëhoqi koalicionin që mundi Serbinë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook Qendra Presidenciale Clinton kujtoi momentin e madh të 24 marsit 1999.

“Sot është 20 vjetori i Operacionit të Forcave Aleate, fushata ajrore e NATO-s kundër ushtrisë Serbe. Presidenti Bill Clinton, e udhëhoqi koalicionin e NATO-s, që e ndaloi shtypjen ndaj njerëzve të pafajshëm dhe e ndaloi konfliktin, duke kthyer stabilitetin dhe paqen e qëndrueshme në Evropën Jug-Lindore. Gjenerali Wesley Clark komandoi Operacionin e Forcave Aleate në luftën e Kosovës gjatë kohës sa ishte Komandant Suprem i Aleatëve në Evropë nga viti 1997-2000″.

“Amerika ka përgjegjësi që të qëndrojë me aleatët tanë kur ata kanë nevojë të ruajnë jetët e pafajshme dhe ta kthejnë paqen, lirinë dhe stabilitetin në Evropë. Kjo është ajo që po e bëjmë në Kosovë” – Presidenti Bill Klinton, 24 Mars 1999”, kishte thënë Clinton.

Në fotografinë e postuar në këtë faqe shihet ish-Presidenti Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e shtetit Madeleine Albright.

Zjarr Tv Ad