Bill Gates ka marrë dozën e dytë të vaksinës:Dua të jem shembull për të tjerët

0
274
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bill Gates ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër coronavirusit, e këtë e ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale.Edhe pse themeluesi i Microsoft është vaksinuar plotësisht, thotë se akoma do të pasojnë masat mbrojtëse dhe rekomandimet siç është mbajtja e maskës mbrojtëse.

“Dua të jem shembull për të tjerët. Nëse vaksinoheni, akoma mund të jenë transmetues i infeksionit”, ka shtuar miliarderi amerikan.Sipas ekspertëve shëndetësorë në SHBA, edhe ata persona që janë vaksinuar duhet të vazhdojnë të vendosin maska dhe t’i përmbahen masave epidemiologjike kundër pandemisë.

Madje është dëshmuar që vaksina nga Pfizer dhe BioNtech është shumë efikase në parandalimin e simptomave të theksuara, por ende nuk dihet me siguri nëse plotësisht parandalon infeksionin.Shumë po pyesin nëse do t’i rikthehemi normalitetit, apo të paktën nëse do të zbuten masat mbrojtëse si heqja e maskës apo distanca fizike.

“Në fund të pranverës apo në verë do të mund të mendojmë për ndryshimin e sjelljeve – kuptohet nëse shifrat janë në favor tonë”, ka thënë Gates duke theksuar se planifikon të vazhdojë ta mbajë maskën gjatë vjeshtës derisa numri i të infektuarve do të bie dukshëm.Në anën tjetër Anthony Fauci, ka thënë se ekzistojnë mundësitë që amerikanët do t’i bartin maskat deri më 2022, dhe se kjo do të varet nga ajo se sa shpejt do të qarkullojë virusi në komunitet.

Zjarr Tv Ad