Bill Gates: Na presin muaj të zymtë/ Ja se çfarë thotë ai për vaksinën…

0
115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ashtu si në gjithë botën, pandemia  po vijon të përhapet me ritme shumë të shpejta edhe në SHBA. Lidhur me situtën e vështirë, që është  krijuar nga pandemia, ka reaguar edhe Bill Gates.

Gates, ka paralajmëruar se pesë muajt e ardhshëm, do të jenë “mjaft të zymtë” për Shtetet e Bashkuara, nëse rastet shtrimet në spital dhe humbjet e jetëve, nuk ndalojnë së rrituri.

Sa i përket vaksinës, Gates ka thënë se; do ta merrte atë menjëherë sapo ajo t’i vihej në dispozicion.

Miliarderi, fondacioni i të cilit ka kontribuar 450 milion dollarë në përgjigjen globale për pandeminë, i tha NBC’s Today, se gjërat mund të kthehen drejt normalitetit në pranverë, nëse amerikanët dyfishojnë masat e shëndetit publik tani.

“Kjo është një situatë paradoksale sepse gjërat po përkeqësohen. Katër deri në pesë muajt e ardhshëm duken mjaft të zymtë”,-ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka vënë në dukje se; gjëja më me ndikim që njerëzit mund të bëjnë tani për të parandaluar rritjen e përkeqësimit, ishte mbajtja e distancës dhe e maskave.

Duke folur për zhvillimin e vaksinës, Gates tha se; ka të ngjarë që të gjithë kandidatët të kenë sukses, duke pasur parasysh normat e efikasitetit nga Moderna dhe Pfizer.

Duket se pothuajse të gjitha vaksinat do të kenë sukses. Ështe shkencë e mrekullueshme, prodhim i shkëlqyeshëm industrial, bashkëpunim perfekt, edhe midis vendeve. Ne jemi të gjithë së bashku,- është shprehur ai.

Zjarr Tv Ad