Bimët e kafesë janë në rrezik

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

60% e 124 specieve të bimës së kafesë në botë janë në prag të zhdukjes.Më shumë se 100 lloje të bimës së kafesë rriten natyrshëm në pyje, duke përfshirë edhe dy lloje që përdoren për kafen që pimë ne.Shkencëtarët thonë se shifra është shqetësuese, pasi kafeja e ‘egër’ është kritike për prodhimin global të kafesë.Rreth një në pesë bimë në botën kërcënohen me zhdukje dhe shifra prej 60% është “jashtëzakonisht e lartë”.

“Nëse nuk do të ishte për bimët e egra, nuk do të kishim kaq shumë kafe për të pirë sot në botë,”-tha Aaron Davis, i Royal Botanic Gardens.”Sepse nëse ju shikoni historinë e kultivimit të kafesë, ne kemi përdorur lloje të egra për të bërë prodhimin e kafesë të qëndrueshëm.”

Hulumtimet e publikuara në revistën “Advances for Science” zbuluan se masat e marra për ruajtjen e bimës nuk janë “të pamjaftueshme” për kafenë e egër, duke përfshirë ato që konsideroheshin “kritike” për prodhimin afatgjatë të kafesë globale.

Zjarr Tv Ad