Binaj i drejtohet Edi Ramës: Ku ke parë miting të “Non Gratave” t’u mbarojë benzina e gjeneratorit të mikrofonit? Sule patronazhistët dhe sufllaqexhinjtë me profile fallco…

0
643
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori i humorit Florjan Binaj, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili mbrëmjen e djeshme tha se protestat e ditëve të fundit janë të organizuara nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në “Facebook”, Binaj i drejtohet kryeministrit duke i thënë se nëse kjo protestë do të ishte e “Non-Gratave”, atëhere nuk do i mbaronte benzina e gjeneratorit në mes të fjalimit.

“Pasi i’u rrit tensioni, pasi suli patronazhistët dhe sufllaqexhinjte me profile fallco duke vjellë vrer mbi këtë protestë qytetare dhe europiane, sot u përpoq të na përçajë me arrogancë duke shpifur e duke thënë që ata nuk janë populli, por pakicë e zhurmshme që i bënkan “Non Grata”. Po ku ke parë miting të “Non Gratave”t’u mbarojë benzina e gjeneratorit për mikrofonin në mes të protestës? Ke sy, por je verbeuar. Ke veshë, por je shurdhuar, ke tru, por je….”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad