Bindja Demokratike, kërkezë KZQ-së për të hyrë në zgjedhje, por ligji e ndalon të marrë pjesë

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia më e re në Shqipëri, Bindja Demorkatike, pas regjistrimit zyrtarisht në gjyaktë ka çuar këkresën dhe për regjistrimin në KQZ për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Sipas burimeve të Dosja.al kërkesa në KQZ është dorëzuar sot, menjëherë pasi është marrë “Ok” për nisjen e regjistrimit nga Gjykata Civile në Tiranë. Por, sipas ligjit për Partitë Politike, Gjykata pasi merr dokumentacionin, duhet të japë përgjigje brenda 30 ditëve, por edhe nëse ndodh që vendimi të merret sot, që vendimi të marrë formë të prerë, duhen 15 ditë. Pra, në këtë mënyrë Bindja Demokratike nuk mund t’i arrijë afatet nëse do të presë që vendimi të marrë formë të prerë.

Vendimi i gjykatës për regjistrimin ose mos-regjistrimin e partive politike në regjistrin e partive politike mund të ankimohet në gjykatën e apelit të Tiranës brenda 15 ditëve nga data e shpalljes së vendimit të gjykatës, thuhet në nenin 15 të ligjit të partive.

Pasi ka çuar kërkesën sot për regjstrim në zgjedhje, KQZ do të kërkojë dhe plotësimin e dokumentacionit me vendimin e gjykatës. Duke mos e patur vendimin e formës së prerë, në bazë të ligjit, KQZ i jep afat 5 ditor partive për ta plotësuar. Ky afat nuk është gjithashtu i mjaftueshëm për partinë e re që të marrë vendimin e Gjykatës.

Në këto kushte, pavarësisht nxitimit për t’u themeluar në afatet e fundit ligjore për regjistrimin në zgjedhje, Bindja Demokratike, nuk e ka mundësinë të regjistrohet ligjërisht. E vetmja mundësi është që QKZ të shtyjë afatin e regjistrimit, në shkelje të Kodit Zgjedhor në Fuqi (shtyrje që ka ndodhur edhe në zgjedhjet e mëparshme), të paktën me 15 ditë.

Deri tani dimë vetëm që, Bindja Demorkatike është e bindur që kërkon të hyjë në zgjedhje, por nuk dihet nëse do të ketë mekanizma ligjor që t’i japin asja të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

 

Zjarr Tv Ad