Bindja Demokratike, mbetet me vetëm 5 kandidatë në zgjedhje

0
13

Partia Bindja e Astrit Patozit është tradhëtuar nga dy kandidatët e saj për zgjedhjet vendore. Pas emrit të Skraparit dhe Salvador Kaçaj në Lezhë ka deklaruar se nuk mund të konkurrojë në emër të kësaj force politike. Madje në shkresën drejtuar  KQZ-së, ai i ka cilësuar zgjedhjet farsë dhe që i shërben krijimit të një sistemi një partiak. Kaçaj u tërhoq pikërisht ditën kur e regjistroi KQZ, duke e lënë këtë forcë politike me 5 emra në garë.

Vërtetimet e Kuvendit mbi mandatin 6 mujor të deputetit Andi Përmeti dhe të deklaratës së Lefter Kokës janë kthyer në debat në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, ku u diskutua regjistrimi i 6 kandidatëve të Partisë Bindja Demokratike.

Përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso, e konsideroi procedurën të paligjshme, çka solli dhe debate.

Kryetari i Komisionit, Klement Zguri, kërkoi kthimin e vërtetimeve të 2 deputetëve në Kuvend, kërkesë që u rrëzua.

PD pas zbardhjes së vendimit të KQZ do ti drejtohet Kolegjit Zgjedhor.

Ndërkohë Partisë Bindja i është tërhequr dhe një kandidat nga gara.

Salvador Kaçaj në shkresën dërguar KQZ shprehet se nuk mund të shërbejë si fasadë e përpjekjes për të kthyer Shqipërinë në një sistem një partiak.

Madje ai i konsideron zgjedhjet farsë pa opozitën e vërtetë.

Pas tërheqjes së tij, Bindja mbetet me 5 kandidatë të regjistruar.

Pak ditë më parë dhe kandidati i Skraparit i Bindjes Demokratike u tërhoq nga gara.