Binjakët identikë bëjnë operacionin dhe shndërrohen në djem

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy binjakë identikë, të cilët kanë lindur vajza, tani janë bërë vëllezër. Vëllezërit transgjinorë 23-vjeçarë, Jack dhe Jace Grafe, kur ishin të vegjël qanin çdo natë dhe luteshin që kur të zgjoheshin të ishin djem.

Ata filluan jetën si Jaclyn dhe Jennifer në qershor të vitit 1995, dhe u rritën në një shtëpi të krishterë konservatore.

Jack dhe Jace u rritën në Baltimore, Maryland, përpara se të lëviznin në Monroe të Gjeorgjisë.

Ata dolën hapur rreth prirjeve të tyre në moshën 18 vjeçare dhe tani po kalojnë një peridhuë tranzitore të ndryshimit të gjinisë, në një rast të rrallë që realizohet si “duo”.

Binjakëve, të cilët kanë të njëjtin ADN, kanë filluar t’u rriten qimet e fytyrës që nga fillimi i marrjes së testosteronit në prill të vitit 2017 dhe iu nënshtruan operacionit të gjoksit në gusht.

Teksa rriteshin, vajzat mbanin rroba djemsh, dhe mbanin rolin e babait ose vëllait kur luanin shtëpias dhe kur nisën shkollën filluan t’u pëlqejnë vajzat e klasës.

Por, ata gjithashtu morën pjesë në një shkollë të rreptë fetare dhe thanë se rrezikonin të hidheshin jashtë nëse zbulonin ndjenjat e tyre, kështu që nuk i thoshin askujt – madje as njëri-tjetrit.

Kur mbaronin shkollën e mesme ata prenë flokët dhe më vonë i treguan njëra tjetrës, në moshën 16-vjeçare dolën hapur si homoseksualë dhe dy vjet më vonë si transgjinorë.

Zjarr Tv Ad