“Binjaku i Spiropalit” në Kuvend/ Berisha zbulon se bën badigardin e Ramës

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka shfrytëzuar lidhjen live në Facebook për të folur nga foltorja e Kuvendit, pasi nënkryetarja Ermonela Felaj e pezulloi seancën.

Me Parlamentin të zhytur në kaos, ministrat e qeverisë Rama kanë zgjedhur të largohen nga salla.

Më konkretisht Olta Xhaçka, për të cilën edhe nisi debati në seancën e sotme plenare, që akuzohet se i ka dhënë statusin e investitorit strategjik bashkëshortit të saj Artan Gaçi duke i falur prona shtetërore në Jug të vendit.

“Ikën nga Parlamenti. Ja iku dhe Xhaçka, investitorja jonë strategjike. Kjo është ministrja investitore strategjike”, tha Berisha.

Por edhe kolegu i saj Ulsi Manja, i cili sapo mori postin e Ministrit të Drejtësisë u kujdes që të sistemonte familjaret dhe bashkëfshatarët e tij në Dibër, në poste në administratën shtetërore.

Berisha ironizoi fort Manjën, duke i thënë se vetëm dy mushka ka lënë pa punësuar në shtet në fshatin e tij.

“Ulsi. Je bërë famoz Ulsi! Vetëm dy mushka kanë ngelur pa u sistemuar në punë në fshatin tënd. Prandaj bën badigardin e Edi Ramës ti. Prandaj të sjell ty si binjak të Spiropalit”, u shpreh kreu i PD.

Zjarr Tv Ad