Birra me simbolin e Shqiponjës

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I frymëzuar  nga  mënyra  e  festimit të  futbollistëve Shaqiri  dhe  Xhaka në Botërorin e  Rusisë, një  sipërmarrës  në  Zvicër pati një  ide për  të  rritur  biznesin e  tij. Ai vendosi të  prodhonte  versionin “shqiponjë” të  birrës së  Lucernës që u pagëzua me  emrin “Doplleradler”. Menjeherë  erdhën  kërkesa  të  shumta  nga  Kosova  dhe  Shqipëria por  edhe  kërcënime  dhe  policë  në  fabrikë. Një  cështje  që  ka  marrë aktualisht vëmendjen e shtypit  në  Zvicër.

“Birra  e  re  pati  sukses  të jashtëzakonshëm në  shitje. Sasia  e  parë  u shit  menjëherë, madje kishte  nga  ata  persona  që  u  interesuan në  fabrikë  për  të  blerë  këtë  birrë, por  ne  nuk  kishim  në  atë  moment dhe  ata  u zhgënjyen” – ka  deklaruar  administratori  Shuternberger – “ Për  këtë  birrë  të  vecantë, na  kanë  ardhur  kërkesa  të  shumta  nga  Prishtina  dhe  Tirana” – ka  vazhduar  më  tej  administrator  I  fabrikës.

Zjarr Tv Ad