Birrë, kazino dhe 47 qepje, Tyson Fury zbulon prapaskenat e fitores ndaj Wallin

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tyson Fury tregoi edhe njëherë forcën e tij në ring. Kampioni i botës për peshat e rënda, korri fitoren e tij të 29-të në karrierë, teksa mposhti me pikë Otto Wallin.

Dueli i zhvilluar të shtunën në Las Vegas solli një spektakël të vërtetë tek të pranishmit. Por, përveç fitores, Fury mori edhe koston. Teksa po kronometrohej raundi i tretë nga 12-të të zhvilluar, Fury pësoi një çarje në vetull, e cila i shkaktoi një hemoragji të vërtetë.

Një plagë mjaft e rëndë, ku u nevojiten plot 47 qepje për ta “zhdukur”.

Shkova në spital, kisha disa qepje. Pastaj shkova në shtëpi dhe bëra një natë të qetë. E dija se do të ishte e vështirë. Po të ngjitesh në ring duhet të marrësh parasysh edhe pasojat. A mund të futeni në pishinë pa u lagur? Wallin është një djalë i fortë dhe i qëndrueshëm. Ne dhuruam një shfaqje mjaft të mirë për tifozët meksikanë, e cila përfitojë një audiencë masive. Unë u befasova shumë. “-sqaroi Fury.

Ndërkohë, 31 vjeçari zbuloi edhe aktivitetin që bëri të nesërmen.

Pas një gjumi të qetë jam ngritur dhe kam shkuar në kazino. Kam fituar shifra të konsiderueshme, rreth 5 mijë paund dhe më pas kam konsumuar disa birra. Të njëjtën gjë do të bëj edhe pas disa orëve. “-përfundoi anglezi.

Pritet që Fury të ngjitet në ring sërish, ku përballë besohet se do të ketë boksierin amerikan, Deontay Wilder.

Zjarr Tv Ad