“Bisedë mes çunash, unë flas dhe më rëndë …”, flet Veliaj: Nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë, nesër do bëjmë dy kallëzime penale

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj duket se nuk tërhiqet nga ato që ka thënë në mbledhjen me anëtarët e shoqatës rajonale Tirana, ku sipas një audiopërgjimi nuk mungonin fjalë tepër banale të përdorura nga zyrtari i larte i bashkisë.

Mbrëmjen e sotme ai ka zhvilluar një mbledhje urgjente me presidentë të Shoqatave Sportive të Tiranës, ku lëshoi edhe një herë akuza të forta në drejtim të kreut të FSHF-së Armand Duka.

Kryebashkiaku reagoi për audio-përgjimin e publikuar sot në media, duke e konsideruar atë një bisedë mes çunash, ndërsa ka paralajmëruar dy kallëzime penale, për sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe të shoqatës.

“Hapni Instagramin e tyre. Shihni kush shkon në stadium! Fisi, familja, gastorët politk. Shihni kur përçudnojnë kombëtaren dhe bëjnë spot: Votoni partinë! Është turp i madh kjo derexhe! Dhe meqë kishte shumë nga ata që u skandalizuan me atë që u thanë një grup çunash, edhe duket që ai s’ka lozur kurrë futboll. Se qartazi flitet lirshëm në dhomën e ndërrimit. Kërkoj ndjesë për këdo që është ofenduar, nuk është ai stili im, por jemi një grup çunash. Në dhomën e ndërrimit flitet për t’i dhënë zemër skuadrës, prandaj fola në atë mënyrë. Por nuk i heq asnjë presje çfarë do gjëje që kam thënë.  Unë flas më rëndë ndaj padrejtësive në TV dhe me kamera sesa në një muhabet shokësh. Që ata janë një bandë. Si ka mundësi që ne auditohemi për çdo gjë dhe këta nuk i auditon askush. Ku ikën lekët e solidaritetit? Pse nuk u bënë 100 fushat e kalamajve? Pse u bë një fushë luksoze për rrogat e luftës? Pse nuk u ndan rrogat e luftës të Covid-it?

Nesër do bëjmë dy kallëzime penale, një për sekretarin e përgjithshëm të FSHF-së dhe sekretarin e përgjithshëm të shoqatës së vjetër. Besoj do t’i bashkohet vandakut të madh që sot Prokuroria ka në dispozicion. Vandaku vetëm po rritet, sepse sot të gjithë i zgjedhin zgjedhësit, kurse këta zgjedhin zgjedhësit që duan dhe i vënë si vezë nëpër bikerinat e shoqatës”, tha Veliaj.

Zjarr Tv Ad