Bisedime me PD për zgjatjen e vettingut? Balla: Nuk ka pazare, secili deputet të marrë përgjegjësitë që i takojnë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS, shprehet se nuk do të ketë asnjë lloj “pazari” me demokratët për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut. Sipas tij, secili deputet duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë pasi kjo është çështje e rëndësisë së veçantë.

Më tej, Balla tha se po punojnë me përfaqësuesit e PD për kërkesën e tyre për tre Komisione hetimore, për zgjedhjet e 25 prillit, inceneratorët dhe çështjen Becchetti. Për këtë të fundit, përfaqësuesi i socialistëve e bëri të qartë se do të rrëzohet në seancën e të enjtes.

Pjesë nga fjala e Taulant Ballës:

Jemi duke punuar, edhe sot edhe nesër, për t’u dakordësuar për projektvendimin që lidhet me Komisionin për hetimin e mbetjet.  Ndërkohë do të rrëzohet kërkesa për Komision për Becchettit.

Dua t’ju sqaroj që ekspertët tanë janë duke punuar edhe me dy institucione ndërkombëtare që kanë këshilluar mbarëvajtjen e Reformës në Drejtësi, për të konkluduar në amendamentin për zgjatjen e mandatit të vettingut. Të arrijmë të kemi brenda një kohe të shkurtër këtë amendament gati dhe pastaj të fillojë procedura parlamentare.

Nuk ka asnjë lloj pazari sepse kjo është një çështje të cilën unë e konsideroj të një rëndësie të vecantë dhe secili deputet duhet të marrë përgjegjësinë që i takon.

Zjarr Tv Ad