Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Samiti midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-Un ka përfunduar pa asnjë marrëveshje, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Të dy udhëheqësit kishin “takime shumë të mira dhe konstruktive” në samitin në Hanoi në Vietnam. Por nuk u arrit asnjë marrëveshje për çështjen e mprehtë të çarmatimit bërthamor. Një drekë pune mes presidentit Trump dhe liderit Kim Jong-un, duket se është anuluar, pasi gazetarëve që mbulojnë ngjarjet e Shtëpisë së Bardhë, u është thënë se programi “ka ndryshuar”, raporton Euronews.
Të dy liderët kanë zhvilluar takime me njëri-tjetrit dhe më pas me delegacionet e tyre, me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve për arritjen e një marrëveshjeje për denuklearizim.